Qela: Kundërshtuesit e Demarkacionit jo konsistentë dhe me qasje të ngushtë NULL NULL 29.08.2016 21:31 29.08.2016 21:31 Gjeografi Tomor Qela ka thënë në Zona B në Klan Kosova se ekspertët që e kundërshtojnë Demarkacioni e tanishmë me Malin e Zi, janë jo konsistentë në qëndrimet e tyre, kanë qasje të ngushtë dhe janë edhe jo profesionalë. Qela ka thënë se është tentuar të bëhet kauzë politike, një çështje krejt profesionale. “Edhe pse është krejt çështje profesionale shndërrohet në kauzë politike, por nuk e kuptoj qëndrimin e ngushtë të ekspertëve, për një problem kaq të madh. Shpesh nxjerrin argumente dhe banale vetëm për të argumentuar para qytetarëve”, ka thënë Qela. “Komisioni Shtetëror ka pasur një mori argumentesh, por transmetimi i tyre në publik ndoshta ka pasur një dozë të neglizhencës. Por kur i ke argumentet është pak e rëndësishme çfarë vjen nga jashtë”. “Grupi i ekspertëve nuk ka qenë konsistent në argumentet e tyre”. “Një rast tjetër e kemi që e kanë publikuar vet një hartë që është dërguar prej Republikës së Serbisë, aty mund të vërehet që territori i Kosovës është pa Bjelluhen dhe pa Çakorrin. Kjo është një hartë që është publikuar prej vet ekspertëve”. “Ka edhe doza jo profesionalizimi. Nëse humb Kosova duhet të tregojnë ku humb Kosova”. Madje Qela ka thënë se njëri nga ekseprtët që e kudnërshton versionin e tanishëm të Demarkcionit, Florim Isufi, më herët kur kanë punuar bashkë në një projekt ka pasur qëndrim tjetër. “Harta për regjistrimin e popullsisë, të cilën e ka udhëhequr profesor, Florim Isufi, ka qenë e bërë nga të dhënat kadastrale që i kemi sot. Ne nuk kemi pasur të dhëna hapësinore që ai territor është pjesë e jona. Prandaj nuk e kemi futur në territorin tonë”. “Të gjitha qarqet regjistruese i kemi punuar bashkë, por tash Florim Isufi nuk e di përse ka ndryshuar qëndrim”.