U martuan dhe më pas udhëtuan rreth botës (FOTO) NULL NULL 28.08.2016 22:35 28.08.2016 22:35 Pas dasmës së tyre, ky çift bëri atë që shumë prej nesh e kemi ëndërruar gjithmonë. Kur Matt dhe Jessica Johnson u martuan, ata bënë diçka që asnjë nga miqtë apo familjarët e tyre nuk e kanë pritur, transmeton Klan Kosova. Çifti kanë shitur shtëpinë e tyre, duke hequr dorë nga karriera e suksesshme si menaxherë dhe specialist financiarë dhe kanë blerë një jaht të vogël. Për gati katër vite, ata kanë udhëtuar rreth botës në shoqërinë e maces së tyre, George. Ata tashmë kanë vizituar 16 vende duke përfshirë: Bahamas, Xhamajka, Kuba dhe Peru, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen. Historia e këtij çifti është me të vërtetë frymëzuese.