Shtyhet seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve NULL NULL 24.08.2016 11:30 24.08.2016 11:30 Për shkak të mungesës së të akuzuarve, është shtyre seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve, në rastin e mashtrimit me viza italiane, njofton Klan Kosova. Kryetari i trupit gjykues, Viktor Pardal, ka thënë se nëse edhe në seancën e radhës të akuzuarit mungojnë, ai do ta vecojë procedurën për secilin që e bën këtë gjë. Rugova bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë. Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj. Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.