Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardania bëhet me bibliotekë

NULL NULL
23.08.2016 16:57

Sot  është bërë hapja solemne e objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në hapjen e saj përpos adhuruesve të librit morën pjesë edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës, raporton Klan Kosova.

Kryetari i kësaj të fundit, Shpend Ahmeti ftoi të gjitha gjeneratat që të lexojnë sa më shumë ndërkohë që u shpreh i kënaqur që kanë aritur ta finalizojnë një projekt të cilin nuk e kishin nisur vet.

Ky institucion ka gjithsej 5800metra katrorë, 250 ulëse dhe një fond voluminoz të titujve, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme