Vetëvendosje: Biden vjen e shkon, pasojat e Demarkacionit mbeten këtu NULL NULL 17.08.2016 14:01 17.08.2016 14:01 Sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, në një intervistë për Klan Kosovën ka komentuar lidhur me deklaratat e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, të bëra në konferencën për media së bashku me presidentin, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova. “E përcollëm konferencën, është interesante që insistimi më i madh sa i përket Demarkacionit dhe Asociacionit është i vet Thaçit”. “Edhe deklarata e Biden, nuk e minimizon faktin se këto dy procese janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve. Ne mendojmë që Amerika e ndjek rrymën institucionale, Biden vjen, rri dy ditë, por pasojat mbetën këtu”.