300 gra e fëmijë të kidnapuar shpëtohen NULL NULL 03.05.2015 15:10 03.05.2015 15:10 Një grup me rreth 300 gra e fëmijë janë shpëtuar nga kthetrat e militantëve të Boko- Haram. Grupi në të cilin kishte vetëm fëmijë dhe gra u lirua nga ushtria nigeriane dhe u dërgua në kamp refugjatësh. Përfaqësuesit ushtarakë u shprehën se edhe në aksionet e mëhershme janë shpëtuar 234 gra dhe fëmijë. Krejt këto raste shkaktuan shumë debate ndërkombëtare që e bëri Qeverinë Nigeriane të iniciojë kampanja për lirimin e pengjeve. Ende nuk dihet nëse në mesin e të liruarve janë 200 vajzat e kidnapuara më herët në një shkollë në Chibok. Më shumë se 700 gra janë shpëtuar nga militantët e Boko–Haram vetëm në javët e fundit, derisa ushtria ende po vazhdon aksionet kundër këtyre të fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.