Kosovari në luftë me zjarrin NULL NULL 05.06.2015 15:26 05.06.2015 15:26 Faton Sadiku nga Kosova, ka udhëtuar për në SHBA në vitin 2008. Para dy viteve ai është pajisur me nënshtetësi amerikane. Sadiku dëshiron që t'i luftojë zjarret, sepse këtë e sheh si një mënyrë për ta shpërblyer SHBA-në për intervenimin në Kosovë. I ka mbijetuar brutalitetit të luftës. Tash ai është i gatshëm që të luftojë kundër zjarrit. Kështu shkruan media spokesman, për Faton Sadikun nga Kosova, transmeton Klan Kosova. Sadiku është pjesë e programit vjetor “Guard School” së bashku me 143 të tjerë. Sadi para vitit 2008 ka punuar në departamentin e pyjeve në Kosovë. Por udhëtimi në SHBA, në vitin 2008 e bindi që duhet të jetonte në këtë vend. Sadiku u regjistrua në Universitetin Montana, studio për dy vite studioi për pylltari e më pastaj i’u bashkua marinës amerikane. Ai e ka një lidhje të veçantë me SHBA-në. Sepse ai është mirënjohës për intervenimin e SHBA-së, gjatë luftës në Kosovë. “E dua shumë këtë vend. I jam shumë falenderues për punën e mrekullueshme që e kanë bërë në Ballkan”, u shpreh Sadiku. Tani së bashku me pjesën tjetër të grupit, Sadiku është duke u trajnuar për ti luftuar zjarret. Ai ndihet se kjo është mënyra e duhur, për ta shpërblyer shtetin që e ndihmojë vendin e tij.