Sportistja e parë olimpike me mbulesë NULL NULL 06.08.2016 10:19 06.08.2016 10:19 Ibtihaj Muhammad është në ekipin Olimpik të SHBA –së dhe është sportistja e parë olimpike e cila mban mbulesë. 30 vjeçarja do ta prezantojë shtetin e saj në Lojërat Olimpike të Rios 2016 në garën me skermë, transmeton Klan Kosova. Muhamaad tërhoqi vëmendjen që prej kualifikimeve në shkurt dhe është votuar nga kolegët që ta mbajë flamurin gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. Ajo ka lindur në New Jersey në një familje sportistësh. Ajo ka provuar shumë sporte gjatë fëmijërisë së saj mirëpo sporti që ia mori zemrën ishte skerma e posaqerisht për shkak të veshjes që duhet për këtë sport. Në mars në një intervistë me Ellen DeGeneres ajo tha se nëna e saj e ka inkurajuar që të fillonte sportin e skermës për shkak të veshjes. “Ishte shumë e rëndësishme për nënën time që të më mbante aktive kështu që ajo ishte shumë e lumtur që unë dëshiroja të bëhesha sportiste por në anën tjetër ajo donte që unë të vazhdoja ta mbaja mbulesën”, ishte shprehur Muhammad. Ajo u kualifikua për Rio 2016 në shkurt pasi fitoi medaljen e bronztë në World Cup në Athinë. Që nga atëherë ajo ka marrë vëmendjen e gjithë amerikanëve e madje në mars i dha leksione mbi skermën vet Zonjës së Parë të SHBA-ve, Michelle Obama.