Filharmonia e Kosovës interpreton në koncertin për shenjtërimin e Nënë Terezës NULL NULL 02.08.2016 12:29 02.08.2016 12:29 Në konferencën e organizuar rreth detajeve për ditën e shënjterimit të “Nënës Terezë” në katedralen me po këtë emër në kryeqytet, drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka folur rreth koncertit të 3 shtatorit që do të mbahet në Vatikan. “Filharmonia e ka përvojën e duhur dhe së bashku me dirigjentin kryesor dhe të tjerët janë përgatitur për të interpretuar pjesët që janë përzgjedhur. Dua të përmend se së fundmi jemi në bisedime edhe me Merita Kajtazi e cila është soliste në operën gjermane. Prezantimi i saj do të thotë shumë për ne. Gjithashtu do të ketë emra që performojnë në mbarë globin dhe ne do të prezantohemi atje denjësisht dhe do t’i tregojmë botës se pas Nënës Terezë ka njerëz pasardhës që kanë çfarë të japin nga bota e artit”, ka thënë Jashari.