Familja e Mehmet Akif përkrah presidentin turk Erdogan (VIDEO) NULL NULL 17.07.2016 20:40 17.07.2016 20:40 Emri i Mehmet Akif Ersoy shihet në shumë institucione fetare e shkollore. E ky emërtim nuk mungon as në shkollën e xhaminë e fshatit Shushicë të Istogut, njofton Klan Kosova. Për këtë, ata kanë një arsye goxha të fortë. Në këtë fshat jetojnë pasardhësit e njërit nga figurat më të rëndësishme të formimit të shtetit Turk. E emrin e poetit turk me origjinë kosovare, e mbajnë edhe shumë shkolla në shumë vende të botës, e të cilat janë pronë e njeriut që akuzohet se ishte organizator i puçit në Turqi, klerikut Fetullah Gylen. Por, kjo nuk po u bën përshtypje pasardhësve të Mehmet Akifit në Shushicë, të cilët pavarësisht kësaj, përkrahin presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan. Për detajet tjera ndiqeni kronikën e mëposhtme të përgatitur nga gazetari Halil Berisha.