Meshkujt bezdisen nga kritikat NULL NULL 03.06.2015 13:10 03.06.2015 13:10 Meshkujt qeshin më shumë se femrat me një batutë si kjo : ”Nëse një burrë është vetëm në një pyll, pa një grua pranë që ta kritikojë, a është ai ende një idiot?” “Kjo është pikërisht eksperienca ime,” është një përgjigje e zakonshme. “Nuk bëj dot asgjë në rregull.” ”Më ka ardhur n’majë të hundës të qenurit shenjestër e ankesave dhe qaravitjeve.” Përtej shakave, këto janë ankesat e meshkujve të martuar, dhe nuk është e habitshme që femrat kanë një qasje tjetër ndaj këtij shqetësimi: “Nëse janë kaq të bezdisur nga kritikat, pse nuk u kushtojnë rëndësi?” Ai mendon se ajo duhet t’i ndalë kritikat dhe të fillojë të vlerësojë më shumë gjërat që ai bën për familjen. Ajo mendon se ai duhet të tregohet më i kujdesshëm për nevojat e saj, të fëmijëve apo të shtëpisë, pa qenë e nevojshme që ajo t’ja kujtojë vazhdimisht. Në një çift, është e zakonshme arritja e një periudhe kur njëri nga partnerët e sheh tjetrin si problem dhe sipas tyre, zgjidhja e vetme është që ai të ndryshojë.