Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pejë: Plagos punëtorin e Qendrës së shëndetit mendor, më pas vret veten

NULL NULL
29.06.2016 13:57

Policia rajonale e Pejës me anë të një komunikate ka njoftuar për një tentim vrasje që më pastaj ka rezultuar edhe me vetëvrasje nga ana e sulmuesit.

“Sot më datë 29.06.2016  rreth orës 06:55 është pranuar informacioni se në rr.’Nëna Tereza’në qytetin Pejë, ka ndodhur një rast i ’Vrasjes në tentativë’, me ç’rast kryersi N.Q. ka shkaktuar edhe veprën tjetër ’Shkaktim i rrezikut përgjitshëm’.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të mënjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigur vendit të ngjarjes për të zhvilluar këqyerjen e vendit të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej policia tregon për detajet e rastit, ku viktima i nacionalitetit  boshnjak sulmohet me armë zjarri duke shkuar në vendin e tij të punës, kurse dorasi pas veprimit shkon dhe bën vetëvrasje.

Bazuar në të dhënat preliminare, edhe nga vendi i ngjarjes, proceset tjera hetimore mësohet se deri të ky incident ka ardhur kur viktima e rastit shtetasi i Kosovës, nacionalitetit boshnjak

S.K. (1955) kishte shkuar në vend pune në Qendren e shendetit mendor në Pejë, aty kishte shkuar edhe i dyshimti  shtetas i Kosovës, nacionaliteti shqiptar  N.Q.(1956), i cili papritmas fillon të shtëna me armë zjarri revole disa herë në drejtim të viktimës (S.K.), vitima arrin të fshehet me nje vend në ketë qendër, por  ishte i plagosur në këmben e majtë në pjesën e shputës.

  I dyshimti arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe posa arrin në shtëpinë e tij në rr.’Hakif Peja’ i merr jetën vetës, kryen vepren e vetvrasjes me armë zjarri.

Lidhur me këto raste të ndërlidhura hetuesit kanë ndërmarrë veprime hetimi në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorin e shtetit për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar deri të kjo ngjarje.

 

 

lajme të ngjashme