Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj: Një person plagoset me armë

NULL NULL
25.06.2016 09:22

Mbrëmë rreth orës 23:30  në rrugën “Elena Gjika” , përballë Market “Mentori”  në Ferizaj ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shkruan FerizajPress.

Policia  ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë mbrëmë me rastin.

Rastin e ka konfirmuar edhe  togeri i policisë Agim Gashi.

“Ka ndodhur një plagosje me armë zjarri me ç’rast   është plagosur një qytetarë. Tani i plagosuri është në rrugë për në QKUK”  tha Agim Gashi për FerizajPress.

Për  identitetin  e të plagosurit dhe arsyet e kësaj ngjarje Gashi tha se  së shpejti policia  do të dalë me komunikatë sapo të  përfundojnë hetimet rreth rastit.

lajme të ngjashme