Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen 3 serbë, regjistruan falso 937 makina

NULL NULL
02.06.2015 19:37

D. G. i lindur më 1969, G. K. (1971.) dhe M. T. (1955) të cilët u prangosën në operacionin “Bleta” kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për më tepër se 550 mijë euro.

Tre serbë nga rajoni i Prishtinës janë arrestuar të martën me dyshimin se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme qindra makina. Ata akuzohen edhe për posedim të armëve.

Të prangosurit besohet se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për më tepër se 550 mijë euro, raporton RTV Kim, transmeton Klan Kosova.

Në aksionin e koduar “Bleta” janë arrestuar D. G. i lindur më 1969, G. K. (1971) dhe M. T. (1955)

Gjatë bastisjes që është bërë në pesë lokacione, janë gjetur dhe konfiskuar armë, vula false, marrëveshje, viza por edhe materiale tjera si dëshmi.

“Të dyshuarit që i kanë kryer këto vepra kanë pasur qëllim që të fitojnë në mënyrë të paligjshme. Ata kanë arritur të regjistrojnë 937 makina në bazë të dokumenteve false”, thuhet në një njoftim të policisë.

Bëhet e ditur se në një aksion të mëhershëm, të realizuar në bashkëpunim me doganën, janë konfiskuar 240 makina.

lajme të ngjashme