Inspektorati shëndetësor i Kosovës dhe i Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi NULL NULL 01.06.2016 13:28 01.06.2016 13:28 Kryeinspektorja e Inspektoratit Shëndetësor të Republikës së Kosovës Ardita Baraku dhe Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë Eltar Deda, në prani të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, Ilir Beqaj, nënshkruan sot në Tiranë Marrëveshje bashkëpunimi, njofton zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjellë Klan Kosova. Kryeinspektorja Baraku tha se “rrugën për bashkëpunim në mes Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës dhe Inspektoratit Shtetëror të Shqipërisë e hapi Marrëveshja e nënshkruar në mes dy qeverive tona para dy viteve”. Ajo tha se marrëveshja e nënshkruar është konkretizim i takimeve punuese në mes dy inspektorateve gjatë këtyre dy viteve dhe shprehu besimin se bashkëpunim do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, thuhet më tej në këtë komunikatë të Ministrisë, përcjellë Klan Kosova. Kryeinspektori Deda, ka falenderuar ministrat e shëndetësisë të dy qeverive për mbështetjen që kanë dhënë në realizimin e kësaj marrëveshjeje. Kjo Marrëveshje synon sigurimin e ndihmës reciproke në drejtim të lehtesimit të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit midis dy institucioneve: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor- Shqipëri dhe Inspektorati Shëndetësor i Kosovës. Me nënshkrim të këtij akti bashkëpunimi, palët do të bashkëpunojnë për të siguruar një platformë për shkëmbimin e informacioneve në funksion të efikasitetit të inspektimit dhepërcjelljen/hetimin e rasteve dhe ngjarjeve me potencial shpërthimi epidemie si dhe për të organizuar shkëmbim trajnime dhe kualifikime të përbashkëta të trupave inspektuese, duke vërejtur se zhvillimi, formimi dhe kërkimi profesional për zbulimin e dukurive negative në institucionet shëndetësore (korrupsioni dhe mitmarrja) nga profesionistët shëndetësor janë komponente të rëndësishme të ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve anti-korrupsion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 4 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 5 orë më parë