Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e humanistit Rupert Neudeck ka pikëlluar kosovarët (VIDEO)

NULL NULL
31.05.2016 20:17

Shumë shtëpi që u ndërtuan e rindërtuan në Kosovë me mjete bamirësie  janë në një regjistër.

E teksa po i shfleton ato , drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza” Zef Shala kujton një personalitet që kontribuoi shumë për ti bërë njerëzit në nevojë me kulm mbi kokë.

Mirëpo humanisti  gjerman Rupert Neudeck që ishte cilësuar si “ekstremist” kur është fjala te bamirësia e që  kishte ndihmuar shumë Kosovës qysh nga viti 1992 më nuk është në mesin e të gjallëve, njofton Klan Kosova.

Ai ka ndërruar jetë të martën nga një sulm në zemër në moshën 77 vjeçare.

E veprimtari Shala thotë se ndjehet shumë i pikëlluar sidomos teksa kujton disa momente  kur bashkë me Neudek ndihmuan Kosovarët pas luftës.

E falë kësaj ndihme të madhe, kosovarët thonë se Neudek  do të mbetet një mik i madh i Kosovës.

Por humanisti që bëri shumë për t’i ndihmuar kosovarët,  ishte shfaqur shumë kritik për klasën politike të këtushme,  që sipas tij kishte keqpërdorë fondet dhe pak kishte bërë për ta stabilizuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Dafina Jegeni.

lajme të ngjashme