Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali i Komedisë në Mitrovicë sivjet ofron më shumë cilësi

NULL NULL
30.05.2016 23:33

Në qytetin e Mitrovicës për gjashtë ditët e ardhshme nga kjo e hënë, do të mbahet Festivali i Komedisë.

Halit Barani ka thënë se ky është edicioni i tetë tradicional i këtij festivali, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se sivjet cilësia e shfaqjeve është më e lartë, duke u dalluar për një nuancë nga edicionet e kaluara.

Për Ora e Fundit në Klan Kosova, ka folur edhe regjisori Astrit Bytyqi i cili konkurron në këtë festival – pasi ky ka karakter garues.

Bytyqi ka thënë se pret që të fitojë një nga shpërblimet.

E tema e tij ka thënë se prezanton një pjesë të përditshmërisë dhe aktualitetit në të cilin gjendet vendi.

Në anën tjetër, Barani që është organizator i këtij festivali ka thënë se nata e fundit e festivalit do të jetë më e veçantë, pasi bëhet ndarja e çmimeve.

Ky festival po mbahet në Qendrën e Kulturës, “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë dhe po mbështet nga Drejtoria për Kulturë e qytetit si dhe Ministria e Kulturës, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.