Vaji i kanabisit së shpejti në farmacitë e Maqedonisë NULL NULL 30.05.2016 21:59 30.05.2016 21:59 Vaji i kanabisit pritet të përdoret së shpejti për qëllime mjekësore në shtetin fqinj të Maqedonisë. Mediat maqedonase bëjnë me dije se vaji i kanabisit do të gjendet në farmaci dhe do t’u jepet përdoruesve pa recetë mjekësore. Mësohet se vaji do të përmbajë nivel të ulët të substancës psikotrope. Qytetarët maqedonas do mund ta blejnë kur të duan dhe në çfarëdo qoftë sasie. Mjekët pohojnë se ky vaj është i sigurt për përdorim. Ende nuk është përcaktuar çmimi i blerjes, ndërkaq aktualisht vetëm një kompani farmaceutike ka licencën për prodhimin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përmendja e Kosovës nga Trump, Murtezaj: Qeveria të ketë koherencë në politikat ndaj SHBA-së 7 minuta më parë
Lajme Shuhet pas gjashtë ditësh zjarri në ladfillin e Elbasanit, në ajër dhe tokë lëshohen substanca të rrezikshme 29 minuta më parë
Kosova Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme 34 minuta më parë