Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Kadare me krijimtarinë e tij promovoi kulturën e traditën

NULL NULL
30.05.2016 21:55

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Ismail Kadare me krijimtarinë e tij, si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës të orientimit properëndimor.

“Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë. Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, François Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar. Merci, Monsieur le Président” ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.