Meksikë, lirohet sulmuesi i Olympiacos i marrë peng NULL NULL 30.05.2016 21:48 30.05.2016 21:48 Merr fund ankthi për një histori që mund të ishte kthyer në tragjedi. Futbollisti meksikan i Olympiacosit, Alan Pulido është liruar pas pengmarrjes nga disa persona ende të paidentifikuar. Sulmuesi i skuadrës greke u rrëmbye të shtunën në qytetin Ciudad Victoria ku kishte shkuar për të kaluar pushimet me familjen dhe të hënën, falë operacionit të policisë lokalë ai u lirua dhe është në gjendje shumë të mirë. Sipas mediave meksikane, 25-vjeçari u rrëmbye teksa doli nga një klub nate nga persona që policia nuk i ka identifikuar ende./supersport.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 11 orë më parë