Hoti: Nuk mund të refuzohet Gani Koci për ministër, nëse PDK e propozon NULL NULL 30.05.2016 21:33 30.05.2016 21:33 Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës. Ai duke folur për riformatimin e Qeverisë, ka insistuar se PDK, pjesë e së cilës është ka treguar gatishmëri për të biseduar lidhur me këtë çështje duke shtuar se për PDK-në kjo nuk është çështje emrash. Hoti ka deklaruar se nuk është e vërtetë që kreu i LDK-së, Isa Mustafa që është edhe pjesë e koalicionit me PDK nuk ka pranuar emrat e propozuar për ministra që kanë ardhur nga PDK. “Nuk është e vërtetë që Isa Mustafa nuk i ka pranuar ministrat e PDK-së. Nuk mund të flas për këto çështje, është çështje teknike”. Ai ka thënë se madje një refuzim i tillë nuk mund të ndodhë duke marrë si shembull përfoljen e Gani Kocit si ministër i Drejtësisë. “Nuk mund të refuzohet Gani Koci, nëse ne e propozojmë, ajo kohë në Kosovë ka vdekur”. Hoti ka shtuar se kur flitet për riformatimin e Qeverisë, do të zgjedhen njerëzit që e meritojnë. Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit se PDK është në përpunimin e vazhdueshëm të vizionit të saj për qeverisjen e vendit. “Nga 2014 nuk i kemi lënë çështjet anash që na garantojnë sukses. 2014 i ka humbur Kosovës startin e zhvillimit. Viti 2015 ka qenë pak më i mirë dhe 2017 nuk është e diskutueshme se do të jetë më i mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day