Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhep Hoti: PDK nuk e sheh riformatimin e Qeverisë si çështje emrash

NULL NULL
30.05.2016 21:25

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se partia, pjesë e së cilës është ka shprehur gatishmëri për riformatimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se duhet të bëhen ndërhyrje kirurgjike në shumë fusha.

“Diaspora e cila ka katër shekuj që është jashtë Kosovës dhe ka kapital në nivel miliardash nuk mund të merremi me konferenca. Ne duhet të ndërtojmë një pako të veçantë”.

“Duhet projekte të hartuar prej ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ne mund të sjellim në Kosovë investim në nivel javësh”.

“Si Partia Demokratike duhet të bëjmë ndëryrje kirurgjike duke filluar nga ekonomia deri te diaspora”.

Hoti ka folur edhe për emrat e rinj të ministrave duke thënë se Partia Demokratike është e gatshme që të bisedojë për ndërhyrje në riformatim por nuk e sheh këtë çështje si çështje emrash.

“PDK është e gatshme, nuk e shikon këtë çështje të lidhur me emra por me çështje që janë më afër me qytetarët”.

“Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë për ndërhyrje për riformatim, ne mund t’i zhagisim problemet por duhet një qasje tjetër”.

“Nuk po them që kemi qeverisur më mirë por mendoj që kemi një ofertë serioze që mos të ofrojmë vetëm emra”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.