Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhep Hoti: Duhet të arrihet sukses për komunikimin me opozitën

NULL NULL
30.05.2016 21:16

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se duhet riformatim strukturor të Qeverisë ashtu si edhe ndryshime në shumë fusha.

“Ne duhet të bëjmë ndryshime duke filluar nga zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi, gjithashtu duhet të shikohet një çështje rrënjësore, shërbimi civil i cili është në gjenjde të mjerueshme”.

Hoti ka deklaruar gjithashtu se duhet të arrihet sukses edhe për komunikimin me opozitën derisa ka shtuar se kur bëhet fjala për formatimin e Qeverisë, nuk duhet të bëhet fjalë vetëm për emrat.

“Ne mendojmë se është e nevojshme që mos të diskutohen vetëm emrat por edhe të diskutohet për ndryshimet”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.