Semimaturanti problematik prizrenas (VIDEO) NULL NULL 30.05.2016 20:31 30.05.2016 20:31 Nxënësit e shkollës “Mati Logoreci” në Prizren janë në hall nga një semimaturant derisa i njëjti ka rrahur edhe nxënësin Artin Brahaj. Në momentin kur Artini që është në klasë të tetë refuzoi t’i jepte të holla, nxënësi që thotë se është një vit më i madh e sulmoi. Për këtë babai i Artinit fajtor po e len drejtorinë e shkollës dhe objektin e pasigurt. I kontaktuar nga Klan Kosova, drejtori i shkollës “Haxhi Kabashi” përmes telefonit e pranoi se sulmuesi A.K është agresiv me nxënësit tjerë dhe se nuk është hera e parë që ai krijon problem brenda shkollës. Babai i sulmuesit, Nexhmedin Kryeziu, ka shfaqur keqardhje dhe tha se ka marrë masa ndaj të birit por e pranoi se vështirë mund të ndërrojë sjelljet e tij. Ai i ka kërkuar falje publike familjes së djalit të sulmuar dhe tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur. Kronikë nga Dafina Jegeni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day