Efektet e Coca Cola-s në organizmin tonë NULL NULL 30.05.2016 23:00 30.05.2016 23:00 Coca-Cola është ndër pijet më të preferuara të çdo njeriu, por shpesh shumë pak janë të informuar në lidhje me efektet e dëmshme që ajo sjell nëorganizmin e secilit nga ne. Sidoqoftë, Coca-Cola mbetet një pije e sigurt për t’u pirë, nëse veç konsumohet në sasi modeste, por nëse teprohet konsumimi i saj, atëherë efektet janë të tmerrshme. disa nga efektet qëcoca-cola ka në trupin tonë janë; Dhjetë minutat e parë Pas dhjetë minutave që keni konsumuar një Coca-Cola”>Coca-Cola në kënaçe, dhjetë lugë gjelle sheqer do të futen në sistemin tuaj. Pas 20 minutave Sheqeri në gjak arrin majën, duke shkaktuar që insulina të marr hovin. Kësaj dukurie, mëlçia i përgjigjet duke e kthyer çdo sasi të vetme sheqeri në yndyrë. Pas 40 minutave Absorbimi i kafeinës më në fund përfundon. Bebëzat e syrit zgjerohen dhe shtypja e gjakut rritet për shkak se mëlçia hedh më shumë se që duhet sheqer në sistemin e qarkullimit të gjakut. Receptorët e adenozinës në tru bllokohen, si dhe e parandalojnë përgjumjen. Pas 45 minutave Trupi e rrit prodhimin e dopaminës duke e stimuluar kënaqësinë në qendrat e trurit. Vlen të ceket se e njëjta gjë ndodhë edhe kur përdorni heroinë. Pas 60 minutave Acidi fosforik e lidhë kalciumin, magnezin dhe zinkun në zorrën e hollë, duke e përmirësuar metabolizmin. Kjo shkaktohet nga dozat e larta të sheqerit dhe ëmbëltuesve artificial. Veç këtyre, pas 60 minutave vetitë e kafeinës fillojnë të bëjnë punën e tyre duke nxitur nevojën për të urinuar. /albeu.com/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.