Johnny Depp dëshiron të tregojë se nuk është “monstrum” NULL NULL 29.05.2016 12:40 29.05.2016 12:40 Aktori i njohur, Johnny Depp thuhet se është duke planifikuar që të japë një intervistë të gjatë për media në mënyrë që ai të provojë se nuk ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij. Ylli 52 vjeçar i Secret Window është akuzuar se ka përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij Amber Heard pasi ajo ka nënshkruar kërkesën për divorc më herët gjatë kësaj jave. Aktori ka mohuar akuzat duke thënë se bashkëshortja e tij kërkon vetëm paratë e tij. Ai ka shprehur dëshirën që të provojë se nuk është një “monstrum” që rrah të dashurën e tij por këtë duket se do ta bëjë pasi të përfundojë turneun e tij botëror me grupin Hollyëood Vampires, transmeton Klan Kosova. “Ai është i shokuar nga ngjarjet e javës së fundit dhe është i vendosur që të tregojë anën e tij të stories. Jeta e tij është përmbysur” ka thënë një burim I afërt me të për The Daily Star. Akoma nuk dihet se ku do të jepet intervista e tij por ai në të kaluarën lajmet më të mëdha për mediat I ka bërë të ditur në emisionin e Oprah Winfrey. Në një divorc me vlerë 200 milionë dollarë, avokatja e tij Laura Wasser ka thënë se Amber është duke dashur të përfitojë financiarisht nga ish bashkëshorti I saj duke përmendur abuzimin fizik si një mundësi. “Amber është një modele dhe aktore e suksesshme që fiton vetë të ardhurat e saj, është e aftë të mbajë veten. Nuk duhet që hidhërimin e saj ta përdorë në këtë proces gjyqësor” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. Amber ka kërkuar divorx vetëm tri ditë pas vdekjes së nënës së aktorit, Betty Sue dhe 15 muaj pasi çifti ishin kurorëzuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.