Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

17 të vdekur nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Ukrainë

NULL NULL
29.05.2016 11:39

Së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në një shtëpi të pleqve në një fshat afër kryeqytetit Kiev, ka njoftuar shërbimi shtetëror i emergjencave i Ukrainës.

“Njësitë e shërbimeve të emergjencës i kanë shpëtuar 18 vetë, 5 prej tyre janë dërguar në spital me djegie të shkallës së ndryshme”, tha Ministria e emergjencave së Ukrainës.

Një person konsiderohet i zhdukur. Në këtë shtëpi ishin të vendosur 35 vetë.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me incidentin, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.