Vritet basketbollisti i NBA, Dejean-Jones NULL NULL 29.05.2016 10:14 29.05.2016 10:14 Bryce Dejean-Jones , lojtar i New Orlenas Pelicans, humbi jetën pasi u godit me armë zjari në Dallas, në rrethana që mbeten ende për t’u zbuluar. Sipas raportimeve të policisë, 23-vjeçari kishte shkuar për të takuar nënën e djalit të tij, por ka ngatërruar apartament. Pasi nuk kishte marrë përgjigjje kishte tentuar të shpërthente derën e shtëpisë dhe në këtë moment pronari i apartamentit i frikësuar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në bark, duke i shkaktuar vdekjen. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e ka gjetur në gjendje të rëndë basketbollistin e Pelicans, por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Dejean-Jones ishte bërë pjesë e New Orleans gjatë muajit janar, duke firmosur një kontratë 3-vjecare. Ai u aktlivizua me Pelicans vetëm, në disa ndeshje për shkak të një dëmtimi në dorë. Në 11 ndeshje Dejean-Johnson ka mundur të regjistroijë mesatarisht 5.6 pikë dhe 3.4 topa të kontrolluar nën tabelë./Supersport.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.