Shëndetësia pa “themele” NULL NULL 29.05.2016 09:27 29.05.2016 09:27 Moszbatimi në praktikë i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, mosfunksionimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor, marrja e buxhetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, mosfunksionalizimi i odave mjekësore, konsiderohen dobësitë e menaxhimit të shëndetësisë nga ministri Imet Rrahmani. Këto pika, opozita por edhe Sindikata e Shëndetësisë i konsideron si “pjesë të dështimeve” të kabinetit të Rrahmanit, duke futur këtu edhe hapjen e një spitali privat siç thonë sindikalistët, “në oborrin e QKUK-së”. Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në QKUK, ka thënë për “Zërin” se duke filluar nga futja e një spitali privat në oborrin e QKUK-së, pastaj sistemi i sigurimeve shëndetësore i premtuar për sy e faqe dhe për rehatim të militantëve të partisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 8 orë më parë