Duhani në shtatzani shkakton skizofreni tek fëmijët NULL NULL 24.05.2016 14:30 24.05.2016 14:30 GettyImages-488335505.jpg Gratë që konsumojnë cigare gjatë shtatzanisë rrisin mundësitë që fëmijët e tyre të diagnostifikohen me skizofreni. Sipas një hulumtimit në Finlandë sa më shumë që gratë shtatzëna janë të ekspozuara ndaj nikotinës, aq më shumë rriten mundësitë që fëmijët e tyre të kenë ndonjë sëmundje mendore, transmeton Klan Kosova. Shkencëtarët analizuan të dhënat për 1000 pacientë të diagostifikuar me skizofreni dhe i kanë krahasuar të dhënat e lindjes dhe shëndësisë me ato të individëve jo të prekur nga kjo sëmundje mendore. Duke u bazuar në këto matje, një në pesë nënat fëmijët e të cilëve kanë skizofreni kanë konsumuar shumë cigare gjatë shtatzanisë. “Nga njohuria jonë, kjo është studimi i parë që skizofrenin e lidh ngushtë me nikotinën”, është shprehur hulumtuesi Alan Brown.