A janë këto fotografitë më të kërkuara në botë? NULL NULL 21.05.2016 16:54 21.05.2016 16:54 134 fotografi kanë dalë në shitje në një ankand në Londër, si pjesë e një ekspozite të titulluar “Photographs” (Fotografi), gjurmë të fotografëve legjendar si Helmut Newton dhe David LaChapelle, transmeton Klan Kosova. Newton i cili ka punuar në industrinë e modës – Vogue për rreth 50 vite – konsiderohet pionier në këtë industri. Ai njihet të ketë tejkaluar kufijtë duke punuar në tema erotike e tabu, në fillet e karrierës se tij. Fotografitë e tij zakonisht pasqyrojnë modelet femra të fuqishme dhe provokative, njëkohësisht duke inkorporuar motive me ngjyra në fotografitë e tij bardh dhe zi. Në anën tjetër puna e LaChapelle është tejet grafike. Ai përdor shumë ngjyra për te krijuar imazhe të forta dhe sensacionale.