Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala viziton Kroacinë

NULL NULL
10.05.2016 10:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të ketë takime të nivelit të lartë politik dhe do të nënshkruajë Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.

Ai gjatë vizitës në Kroaci, përveç takimeve të nivelit të lartë politik, do të ketë takime edhe me komunitetin shqiptar atje, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme