Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet australiani që humbi për 16 vjet, jetonte si i pastrehë

NULL NULL
10.05.2016 10:11

Një australian i cili kishte munguar për 16 vjet është gjetur më në fund nga familja e tij, duke jetuar si i pastrehë në Ëest Midland të Britanisë.

Jason Ronald Douglas besohet se ka qëndruar në zonën e Walsall ku ka jetuar për më shumë se një dekadë rrugëve.

Familja e tij tani kanë ngritur një kampanjë të mbledhjes së fondeve për të paguar shpenzimet që ai të kthehet në Australi, transmeton Klan Kosova.

Douglas ka jetuar me axhën e tij, Timothy Elwin Andrews që ishte si “baba” për të, i cili ka vdekur në vitin 1999  nga një sulm në zemër gjatë një ndeshje futbolli.

Ndërsa pikërisht në funeralin e axhës së tij, familjarët e kanë parë Douglas.

Ai kishte qëndruar në Britaninë e Madhe duke jetuar me miq të ndryshëm derisa kishte humbur kontaktet me familjen e tij në vitin 2000 duke besuar se ai ishte shqetësuar shumë nga humbja e xhaxhait të tij.

Familjarët e tij vazhdimisht kishin tentuar të kontaktonin me të dhe të gjenin se ku ndodhet ai por kjo ishte e pamundur deri pas 16 vjetëve kur ata biseduan me të për herë të parë.

“Ai po qante por ishte i lumtur” ka thënë motra e tij, Sally Douglas për The Independent duke treguar për bisedën e parë me të vëllaun pas kaq shumë viteve.

“Ne biseduam për shumë gjëra, kujtime të fëmijërisë sonë dhe jetët tona tani. Ai më ka treguar se ka pasur një jetë të vështirë dhe se sa të vështirë e ka pasur të marrë një ndihmë financiarë, gjë që ka bërë që ai për shumë vjet të jetojë në rrugë, si i pastrehë” ka vazhduar ajo.

Ndërsa janë bërë të ditura edhe arsyet se pse ai ka humbur kontaktet me familjen e tij.

“Ai më ka treguar se dhjetë vitet e para që ai ishte jashtë, ishte në rrugë duke jetuar pasi pasaportën dhe dokumentin e identifitikimt ia kishin vjedhur. Andaj ai ishte në rrugë duke kërkuar lëmoshë”.

Koha e gjatë që është kërkuar që ai të gjendet ishte sepse ai ka lëvizur nga njëra anë e shtetit në anën tjetër ndërsa pas disa viteve, edhe familja e tij kishte hequr dorë nga kërkimi për të.

 

lajme të ngjashme