Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump thotë se ka pezulluar sulmin ndaj Iranit

NULL NULL
02.08.2026 07:20

Një zhvillim i papritur ka ndryshuar dinamikën e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka vendosur të pezullojë një sulm të planifikuar ushtarak ndaj Iranit, pasi, sipas tij, Teherani dhe disa vende të tjera të rajonit kanë kërkuar kohë për të finalizuar një marrëveshje që mund të shmangë përshkallëzimin e konfliktit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë “plotësisht të përgatitura” për veprim ushtarak, duke theksuar se kapaciteti ushtarak amerikan është në një nivel “që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të veprojnë kundër Republikës Islamike të Iranit me një nivel force, fuqie dhe kapaciteti ushtarak që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi Trump transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ai bëri të ditur se ka pranuar kërkesën e Iranit dhe të disa vendeve të Lindjes së Mesme për të pezulluar çdo veprim ushtarak, pasi, sipas tij, janë arritur dakordimet fillestare mbi parametrat e një marrëveshjeje.

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja do të përfshinte hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë, si dhe fundin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

“Kam rënë dakord të anuloj sulmin, për të mirën e botës dhe për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, me kusht që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se edhe Izraeli i është bashkuar këtij angazhimi, duke mbështetur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Në fund të mesazhit të tij, presidenti amerikan u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë pa humbur kohë.

“Filloni punën dhe bëjeni këtë marrëveshje realitet”, përfundoi Trump.

Në deklaratën e tij, Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e negociatave apo afatet për finalizimin e marrëveshjes së mundshme.

lajme të ngjashme