E diela përvëluese, temperaturat deri në 36 gradë Celsius NULL NULL 02.08.2026 07:05 02.08.2026 07:05 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C, transmeton Klankosova.tv. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.