Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BOMBA E VERËS! Arsenal arrin marrëveshje për Bruno Guimaraes

NULL NULL
01.08.2026 19:19

Arsenali është shumë pranë realizimit të një prej transferimeve më të bujshme të afatot kalimtar veror.

“Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje në parim me Newcastle United për mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes, ndërsa operacioni pritet të kushtojë rreth 77 milionë paund.

Trajneri Mikel Arteta e ka konsideruar Guimaraes si përforcimin ideal për repartin e mesfushës dhe ka këmbëngulur për afrimin e tij.

Negociatat mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u mbyllur.

Nëse nuk ka befasi, braziliani do të veshë fanellën e Arsenalit gjatë ditëve të ardhshme, në një transferim që pritet të jetë një nga më të rëndësishmit e kësaj vere./Klankosova.tv

lajme të ngjashme