Dy persona raportohen të zhdukur brenda pak orësh në Shtërpcë dhe Ferizaj NULL NULL 01.08.2026 11:17 01.08.2026 11:17 ????????????????????????????????????????????????????????? Dy raste të ndara të personave të zhdukur janë raportuar të premten në Shtërpcë dhe Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e tyre. Rasti i parë është raportuar rreth orës 11:00 në Shtërpcë, ku një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. Ndërkaq, rreth orës 12:00 në fshatin Dubravë të Ferizajt, një burrë ka raportuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Shtërpce 31.07.2026 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, viktima-bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. · Fsh. Dubravë, Ferizaj 31.07.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”.