Arsim Thaqi nuk është më trajner i Dukagjinit NULL NULL 01.08.2026 11:20 01.08.2026 11:20 Ndryshime të tjera në pankinat e Superligës së Kosovës. Pas largimit të Zekirija Ramadanit, edhe Arsim Thaqi është larguar nga posti i trajnerit të Dukagjinit. Tekniku mori drejtimin e skuadrës nga Klina vetëm pak muaj më parë, ndërsa gjatë periudhës së tij arriti të fitonte Kupën e Kosovës, një sukses historik për klubin. Megjithatë, eliminimi dhe humbja ndaj Luganos në garat evropiane duket se kanë ndikuar në vendimin e drejtuesve të klubit për t’i dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin 55-vjeçar. Pritet që Dukagjini së shpejti të zyrtarizojë emrin e trajnerit të ri.