Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blerta & Festimi, një rrëfim si rrallëherë pas largimit nga RTK-ja (VIDEO)

NULL NULL
01.08.2026 10:45

Ish-drejtori i RTK-së, Festim Kabashi, dhe ish-gazetarja e këtij televizioni, Blerta Foniqi-Kabashi, ishin sot të ftuar në emisionin “Weekend” të Klan Kosovës.

Festimi rrëfeu rrugëtimin e tij mediatik dhe të bashkëshortes së tij, Blertës.

“Blerta ka qenë në atë kohë në KTV, dhe ka ardhur në RTK në vitin 2004. Unë kam qenë prej vitit 2002 dhe mbasi që ka ardhur Blerta në RTK, ne jemi lidhur”.

“Kështu që jetët tona ka shkuar bashkë domethënë edhe fakultet edhe në punën tonë profesionale në media”, ka zbuluar Kabashi.

Ndërkaq, Blerta tha se pavarësisht që janë çift, në profesion kanë ditur të debatojnë gjithnjë në suaza profesionale.

“Bile shumë shpesh i kam thënë Festimit: ‘unë telashet më të mëdha në staf i kam pas me ty, edhe bindjet profesionale, të mëdha me ty’, por ka qenë edhe lehtësim”, u shpreh mes tjerash Blerta.

lajme të ngjashme