Gjermanët që e njohin Kosovën e vlerësojnë pozitivisht, thotë deputeti shqiptar në Bavari (VIDEO) NULL NULL 01.08.2026 07:42 01.08.2026 07:42 Deli Balidemaj, deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, ka thënë se Gjermania e sheh Kosovën si një partner të rëndësishëm në aspektin politik, ekonomik dhe të sigurisë. “Gjermania ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Është një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa në aspektin e sigurisë ka dhënë kontribut të madh përmes ushtarëve të KFOR-it. Kosova për Gjermaninë është një partner shumë i rëndësishëm, megjithëse mendoj se marrëdhëniet mund të jenë edhe më të mira”, tha Balidema në Edicionin Special të Klan Kosovës. Sipas tij, imazhi i Kosovës në Gjermani është ai i energjise pozitive,, te ata që kanë pasur punë me njerëz nga ky vend. “Ata që kanë pasur kontakt me njerëz nga Kosova e njohin vendin si një vend me energji pozitive. Është e rëndësishme që Kosova të promovojë më shumë vlerat dhe potencialin e saj, sepse kjo do t’i sillte përfitime edhe shoqërisë kosovare”, u shpreh ai.