Plani për çarmatosjen e Hamasit, Guterres: Lajmi i vetëm i mirë në ditët e fundit NULL NULL 31.07.2026 23:06 31.07.2026 23:06 Plani për çarmatosjen e Hamasit, Guterres: Lajmi i vetëm i mirë në ditët e fundit Plani për çarmatosjen e Hamasit është mirëpritur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ndërsa ai reflekton mbi sfidat në të gjithë Lindjen e Mesme. Duke iu referuar konfliktit disamujor me Iranin, Antonio Guterres tha se marrëveshja e raportuar për Gazën është “lajmi i vetëm i mirë në ditët e fundit”. “Më lejoni të jem i qartë: luftimet duhet të ndalen në të gjitha frontet në rajon”, thotë ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Të enjten në mbrëmje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit, e ndjekur nga tërheqja e Izraelit nga Gaza.