Chalobah drejt Comos, Chelsea pranë marrëveshjes NULL NULL 31.07.2026 20:18 31.07.2026 20:18 Trevoh Chalobah është shumë pranë transferimit te Como. Klubi italian ka paraqitur një ofertë prej 28 milionë eurosh plus bonuse, të cilën Chelsea është gati ta pranojë. Edhe vetë mbrojtësi anglez e dëshiron kalimin në Serie A dhe mezi pret të bashkohet me projektin ambicioz të Comos. Nëse nuk ka befasi, marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim. /Klankosova.tv