Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis Sunny Hill: Ylli Katy Perry elektrizon sonte Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 20:19

Klan Kosova ju sjell drejtpërdrejt atmosferën nga festivali Sunny Hill, përmes gazetarëve, Vlorijan Halili dhe Blinera Vitija, të cilët po raportojnë nga afër për momentet kryesore, zhvillimet dhe energjinë e kësaj ngjarjeje muzikore.

Nga atje, Halili ka bërë të ditur se numri i madh i vizitorëve ka krijuar radhë të gjata në hyrje të festivalit, ku shumë prej tyre kanë ardhur edhe nga vende të ndryshme të botës për ta përjetuar atmosferën e Sunny Hillit, transmeton Klankosova.tv.

Atëherë si fillim po dua me ju njoftu që linjat janë shumë të gjata të hyrjes brenda në festivalin e Sunny Hill dhe kjo është për faktin që ka shumë vizitorë dhe nga vendet e huaja të cilët po vijnë për me pa atmosferën nga afër edhe me shiju muzikën vendore dhe ndërkombëtare të cilën e sjell vetëm Sunny Hill. Nëse jeni të interesuar me dit se çfarë ka me ndodhur sonte brenda mureve të Sunny Hillit, ju ftojmë që të jeni pjesë e emisionit Prive Sunny Hill ku do të jemi drejtpërdrejt për tri net me mua dhe Blinerën për t’ju sjellë gjithçka se çka ndodh mbrapa në VIP dhe pse jo përgjatë kohës sa kemi edhe në dispozion për t’i përcjellur edhe skena të tjera të cilat janë pjesë e këtij festivali”, ka thënë Halili.

Ndërsa, gazetarja Blinera Vitija ka theksuar se Klan Kosova prej vitesh po e përcjell këtë ngjarje, duke sjellë për publikun energjinë dhe emocionet nga festivali më i madh muzikor në vend.

Po takohemi nga festivali më i madh në vend, Suny Hill, Jemi në pjesën mbrapa ku qëndrojnë artistët dhe akomodohen para performancës së tyre. Kështu që kemi kënaqësinë që bashkë me ju lajmëru se krejt çka ka me ndodhur këto ditë e ardhshme në festivalin më të madh në vend Sunny Hill, ka deklaruar Vitija.

Dy gazetarët kanë njoftuar gjithashtu për programin e mbrëmjes së sotme, ku në skenën e Sunny Hillit pritet të performojë ylli ndërkombëtar Katy Perry.

Sunny Hill edhe këtë vit ka mbledhur mijëra adhurues të muzikës në Prishtinë, duke e kthyer kryeqytetin e Kosovës në një pikë të rëndësishme të skenës muzikore ndërkombëtare.

lajme të ngjashme