Rezoluta kalon me sukses, Senati miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri NULL NULL 31.07.2026 19:36 31.07.2026 19:36 Eric Wendt i nominuari për Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka marrë një votë pozitive në Senat. Ky i fundit ka miratuar një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, mes të cilave edhe kandidatura e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Rezoluta u miratua të enjten, më 30 korrik, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas vijave partiake. Përfshirja e emrit të Eric Wendt në këtë listë nuk përbën ende konfirmimin e tij si ambasador, por i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së tij nga Senati, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Nëse konfirmohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023. Prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Shqipëri është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa kandidaturat e mëparshme nuk arritën të finalizoheshin. Emërimi i Wendt shihet si një sinjal për një angazhim më të madh të Uashingtonit në Shqipëri, duke pasur parasysh profilin e tij të lartë ushtarak dhe përvojën në strukturat e NATO-s.