Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E trishtë: Gjendet e vdekur një grua te Ura e Fshajt në Gjakovë

NULL NULL
31.07.2026 12:30

Një grua është gjetur e vdekur para pak minutash te Ura e Fshajt në Gjakovë, raporton Klan Kosova.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se trupi është nxjerrë nga Zjarrfikësit dhe tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës,

Akoma nuk dihen rrethanat e rastit tragjik, ndërsa redaksia është në pritje të konfirmimit zyrtar.

12:33 – E përditësuar 

Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë njoftuar se trupi i pajetë është gjetur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të urës.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli  mjekësor në vendin e ngjarjes.

Po ashtu është bërë e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme