Tahiri: Kemi thënë shkurt e shqip – nuk dojmë zgjedhje e as nuk dojmë me qenë në Qeveri NULL NULL 31.07.2026 12:05 31.07.2026 12:05 Përfaqësuesi i Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur pas takimit të përbashkët të subjekteve politike me kryekuvendaren, Albulena Haxhiun. Ai e ritheksoi se Aleanca është e vetmja parti me qëndrim të prerë: nuk do hise në Qeveri, dhe nuk do zgjedhje. Është e vetmja Aleanca që ka një pozicion politik publik në raport me konstituimin e Kuvendit. Cili është ai? Ne nuk duam të jemi pjesë e Qeverisë, dhe rrjedhimisht të mos marrim asnjë hise, asnjë privilegj, asnjë pozitë në Qeverinë e Kosovës”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv. Mirëpo, Tahiri tha se kjo parti do shmangien e një rreziku kombëtar të ciklit të pafund zgjedhor, të cilin e cilësoi si rrezik kombëtar dhe të shtetësisë së Kosovës. “Ne e kemi thanë shkurt edhe shqip, nuk dojmë me shku në zgjedhje, nuk dojmë me qenë në Qeveri”.