Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se sulmoi fizikisht vëllain NULL NULL 31.07.2026 09:01 31.07.2026 09:01 Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 02:00. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Policia ka bërë të ditur se nga rasti nuk janë raportuar persona të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fushë Kosovë 30.07.2026 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.