Dy raste të të shtënave gjatë ahengjeve familjare në Shtime, sekuestrohen dy armë NULL NULL 31.07.2026 08:57 31.07.2026 08:57 Më datën 30.07.2026, policia në Shtime ka trajtuar dy raste të ndara të të shtënave gjatë ahengjeve familjare. Rasti i parë është raportuar rreth orës 22:30 në fshatin Petrovë, ku i dyshuari L.S. (25-vjeç) ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri dhe ka dorëzuar një pistoletë me dy fishekë. Rasti i dytë është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Fazli Grajqevci” në Shtime, ku i dyshuari E.R. (27-vjeç) ka dorëzuar një armë me gaz, e cila dyshohet se ishte përdorur gjatë një ahengu familjar. “Në të dy rastet, me urdhër të prokurorit të shtetit janë iniciuar rastet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Armët janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, tha Policia në njoftim. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë apel te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje familjare apo në çfarëdo rrethane tjetër festive. Përdorimi i armëve rrezikon seriozisht jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe përbën vepër penale. Policia do të vazhdojë të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi që përdor armë në mënyrë të kundërligjshme dhe fton qytetarët që raste të tilla t’i raportojnë menjëherë në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Klankosova.tv