Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmtimi i mjetit punues në ndërtimtari, Inspektorati e çon në Polici punëdhënësin në Ferizaj

NULL NULL
30.07.2026 14:25
Foto nga Inspektorati Qendror i Punës

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe të sigurisë e shëndetit në punë, pas raportimit të rasteve, ka kryer inspektime në dy kantiere ndërtimi në komunën e Podujevës dhe Shtimes.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, dhe si pasojë e mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, Inspektorati ka ndaluar menjëherë punimet në dy kantiere ndërtimi deri në eliminimin e plotë të parregullsive të evidentuara, transmeton Klankosova.tv.

Në rastin në Komunën e Ferizajt, është hapur rast në Policinë e Kosovës, për dëmtimin e shiritit ndalues, pasi, sipas Inspektoratit, punëdhënësi, edhe përkundër vendimit në fuqi për ndalimin e punimeve, ka vazhduar punën në kundërshtim me urdhrin e inspektorit.

“Masat e ndërmarra synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët. Subjektet e inspektuara janë obliguar të eliminojnë të gjitha parregullsitë, ndërsa punimet do të lejohen të rifillojnë vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme