Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur pas sulmeve të reja të ShBA-së

NULL NULL
30.07.2026 14:26

Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për aq kohë sa vazhdojnë, sipas tij, “kërcënimet” dhe “ndërhyrja” e Shteteve të Bashkuara në rajon, ndërsa konflikti mes dy vendeve po vazhdon të përshkallëzohet.

Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer një “valë të rëndë sulmesh” ndaj dhjetëra objektivave të Gardës Revolucionare Islamike në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime në disa zona të Iranit jugor, përfshirë Bandar Abbasin dhe ishullin Kish në Gjirin Persik.

Sipas autoriteteve amerikane, sulmet erdhën si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të Iranit për të goditur pozicionet ushtarake amerikane një ditë më parë.

Këto ishin sulmet e para direkte ndaj territorit iranian pas disa ditësh, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë, Garda Revolucionare Islamike tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa të ndalojnë, sipas saj, “kërcënimet dhe ndërhyrjet amerikane në transportin detar në rajon”.

Konflikti po zgjerohet edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Egjipti është prekur drejtpërdrejt pasi infrastruktura e tij u godit për herë të parë, duke shkaktuar zjarr në dy anije në një nga portet e vendit.

Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite raportohet se ka intensifikuar përfshirjen e saj, duke zhvilluar sulme të përbashkëta kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Irak.

lajme të ngjashme